Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka vite që është i martuar me bukuroshen Belkiz Kera.
Futbollisti nga Vushtrria jeton tash e sa kohë jashtë vendit, ndërsa çifti shpesh herë ndajnë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.
Sot bashkëshortja e Milotit feston ditëlindjen, e padyshim se nuk ka munguar edhe urimi i futbollistit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” , ai i ka uruar Belkizës ditëlindjen duke i treguar se është me fat që e ka pjesë të jetës.
“Gëzuar ditëlindjen DASHURIA ime jemi me fat që të kemi në jetën tonë”, ishte mbishkrimi i futbollistit.
Ndërkohë rikujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve.