Bukuroshja hollivudiane, Nicole Kidman, ka ndryshuar në mënyrë drastike dukjen e saj për rolin në serialin e ri, “Roar”.
Aktorja prej vitesh mban flokët e gjatë të dallueshëm biondë dhe për nevojat e projektit të ri është paraqitur me flokë të shkurtra dhe të ngjyrosura me të kuqe.
Rrallëkush e mban mend australianen që në fillimet e karrierës së saj kishte kaçurrela të kuqe. Tashmë 54-vjeçarja ka pranuar të rikthehet në nuancën origjinale për projektin e ri, por edhe të shfaqet me flokë të shkurtra në mënyrë drastike.
Nuk dihet nëse Nicole i ka prerë flokët dhe i ka ngjyrosur apo thjesht ka mbajtur një paruke, sepse vetëm dy javë më parë mund ta shihnim në Los Angeles për ‘Oscars’, me një dukje krejtësisht ndryshe.
Krahas Kidman në serialin e Apple TV+, “Roar”, do të luajnë edhe Issa Rae, Cynthia Erivo e Alison Brie.