Memli Krasniqi dënon aktin kriminal në veri ku u sulmuan policët e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka dënuar aktin kriminal në veri ku u sulmuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, është akt kriminal dhe i pa tolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes. Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur”, ka thënë Krasniqi.

Ai i ka ftuar organet e rendit dhe ligjit që sa më parë të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat e këtij akti kriminal, si dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë.