Gazeta Enigma vazhdon publikim e shpifjeve dhe të pavërtetave të portalit Insajderi.org dhe drejtorit të saj Parim Olluri ndaj biznesmenit Florim Zuka, president i klubit SC Gjilani, shkruan Gazeta Enigma.
Për muaj me radhë, portali që drejtohet nga Olluri ka publikuar të pavërteta kinse biznesmeni Zuka ka fituar tender nga Federata e Futbollit të Kosovës për ta rregulluar Kampin Nacional Edukativ në Hajvali të Prishtinës, në këmbim të votës së SC Gjilanit për ta votuar për kryetar të FFK-së, Agim Ademin.
Por, e vërteta është se kompania “Tali SH.P.K”, pronar i së cilës është Zuka ka marrë pjesë në këto punime vetëm si nënkontraktor i kompanisë që e ka fituar tenderin e cila është Milenium SHPK, pra s’ka marrë direkt tender nga FFK-ja siç pretendon Insajderi.org.
Portali në pronësi të Ollurit, me qëllim dëmtimit të imazhit të Zukës, ka shkruar se biznesmeni nga Gjilani ishte akuzuar për ryshfet edhe pse Zuka ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në vitin 2017.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e mohon që i dha tender Florim Zukës
Se i ka dhënë tender Zukës për rregullimin Kampit Nacional në Hajvali e ka mohuar Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ademi e ka mohuar për Gazetën Enigma se Zuka ka fituar tender nga FFK-ja.
“Këto portalet e sponsorizuara zakonisht nuk i lexoj dhe as nuk komentoj sepse janë të njohura në opinion. Por, nuk është e vërtet kjo, Zuka nuk ka tenderë të fituar në Federatë të Futbollit”, tha Ademi për Gazetën Enigma.
“Si nënkontraktues nuk e di si është bërë Zuka, ne operojmë me kompaninë që e ka marr tenderin. Tash kompanitë kënd e marrin nënkontraktues ne nuk mundemi i ndalë”, shtoi kreu i FFK-së.
I pari i FFK-së po ashtu e ka quajtur spekulim lajmin e Insajderit.org kinse Ademi e ka shpërblyer me tender Zukën në këmbim të votës për t’u rizgjedhur kryetar i FFK-së.
“Nuk ka të bëjë për këtë punë, votën e treguan 2/3 e delegatëve, përveç atyre që kanë qëllime tjera”.
Kreu i FFK-së ka treguar se edhe federata që e drejton e ka paditur portalin Insajderi.org për shpifje.
“Kemi ushtruar padi ndaj Insajderi.org, e kemi të fituar padinë tash në Gjykatë dhe kemi kërkuar edhe dëmshpërblim pasi e kemi fituar te Këshilli i Mediave që ka qenë një shkrim i pavërtetë dhe një temë për të cilin portali në fjalë kanë shpifur”, ka potencuar Ademi.
LEXO EDHE: Parim Olluri – Insajderi.org, të akuzuar për shantazh publikojnë të pavërteta për biznesmenin Florim Zuka Parim Olluri – Insajderi.org, të akuzuar për shantazh publikojnë të pavërteta për biznesmenin Florim Zuka
Parim Olluri akuzohet për shantazh duke u kërkuar para bizneseve
Parim OIluri i njohur për organet e rendit në Kosovë për keqpërdorimet e mëdha, shkruante insjaderi.com.
Për dyshimin e bazuar për veprat e kundërligjshme ndaj Ollurit ekziston edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës.
Padia për drejtorin e Insajderi.com Parim Olluri nën dyshimin e bazuar se ka kryer disa vepra të rënda penale.
Pra, për këtë dyshe ekziston dyshimi i bazuar se ka përdorur shantazhin, se kanë shkaktuar vjedhje në raport me bashkëthemeluesin e Insajderit, gjithashtu se janë shmangur nga tatimi në disa raste.
Dyshimi për vepra penale vazhdon me shpëlarje të parave, blerje ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, veprën penale të mashtrimit, keqpërdorim të besimit dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.
Këto mashtrime të pa precedent në historinë e gazetarisë së pasluftës në Kosovë, dyshohet të jenë bërë nga vitit 2016 e deri në vitin 2020.
Po ashtu ekziston dyshim i arsyeshëm se Olluri ka shantazhuar një numër të madh të bizneseve përmes emisionit “InDoks”, duke kërkuar shuma marramendëse në kompensim të kryerjes së favoreve për këto biznese.
Gazetari Olluri dhe mediumi online “Insajderi.org” kanë nisur prej kohësh një fushatë denigruese ndaj biznesmenit Zuka duke shkruar një mal me të pavërteta, për të cilat tashmë është e sigurt që do të jap llogari para organeve kompetente, pasi që Zuka me avokatët e tij ka përgatitur padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për disa nga artikujt e publikuar nga ky gazetar dhe ky medium.