Yll Limani dhe Semi bëhen prapë bashkë, ja çfarë po përgadisin

Semi pas daljes nga “Big Brother VIP”, ka publikuar këngën e titulluar “Mos u kthe”.

Kënga e saj rezultoi të jetë tejet e suksesshme, dhe për pak ditë arriti miliona klikime.

Kjo këngë u pëlqye jashtëzakonisht shumë edhe për faktin se kjo këngë iu dedikua Donaldit, nga Bora.

Pas suksesit të këngës, “Mos u kthe”, tekstin e të cilës e ka shkruar këngëtari Yll Limani, duket se këngëtarja ka gati një tjetër hit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ylli në një postim të tij në ‘Instagram’, ku Semi ka komentuar Semi, duke i thënë “mshele bre gojën”, ndërsa Ylli ka lënë të kuptohet se kënga e re e Semit është gati.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ylli ka publikuar këngën më të re “9”.