Këngëtarja e muzikës popullore mbështet Trixën: Ajo që luan drejtë nuk humbet kurrë

Trekëndëshi i famshmë i krijuar në “BBV”, Bora-Donald-Trixa vazhdon të komentohet edhe pse tashmë ka marrë fund.

Vëmendja u kthye sërish në këtë raport pas publikimit të këngës së Trixës.

Ajo mbrëmë ka publikuar këngën “Ma shumë se ti”, në bashkëpunim me Dj Geek.

Kjo këngë është e tëra dedikim Donaldit.

E pas publikimit Trixa ka marrë mbështetje të madhe dhe kënga u pëlqye shumë.

Mbështetje morri edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës popullore, Violeta Kajtazi.

Kajtazi ka shpërndarë këngën e Trixës dhe ka shkruar: Ajo që luan drejtë nuk humbet kurrë, ke rrespektin e të gjithëve.

Ndryshe ende pa kaluar 24 orë, kënga ka kapur afër 430 mijë klikime.