Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe nëntë raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Në të njëjtën kohë, nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se nuk pati asnjë rast të vdekjes.

Tani për tani në gjithë vendin janë 504 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123.

Në total numri i rasteve aktive është 504.