E rëndë: Vjehrri vret nusen në Fier, zbulohet arsyeja banale prapa kësaj

Nuk donte ta pranonte për nuse prandajvendosi që të vrasë atë të parën dhe më pas veten.

Ky është motivi i krimit të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku vjehrri Xhevair Hoxha, 61 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Babai i djalit nuk donte që i biri të martohej me Merushen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec.

Pasi ka vrarë 30 vjeçaren me thikë në ambientet e shtëpisë, 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banese.

Policia fillimisht e lajmëruar për krimin, kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka gjetur fillimisht Xhevahir Hoxhën të varur në pemë.