Ministri izraelit: Të gatshëm të investojmë në Kosovë, në Ballkan ka shtete që s’kemi ambasadorë, në Kosovë po

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, kanë filluar bashkëpunimet mes dy vendeve në shumë fusha. Investim nga shteti i Izraelit në Kosovë është përmendur nga Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Frej tha se edhe sjellja e ambasadores së Izraelit në Kosovë, dëshmon miqësinë që e ka ky shtet me Kosovën, me ç’rast tha ka vende në Ballkanin Perëndimor që Izraeli ka ambasadorë.

“Është vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë dhe kjo vizitë do të trajtojë shumë gjëra.Populli i Izraelit kanë kënaqësinë të investojmë këtu. Do të gjejmë në cilat fusha do t’i vendosim investimet tona. Kosova është e rëndësishme dhe mu për këtë arsye kemi ambasadore këtu. Jo të gjitha shtetet ballkanike kanë ambasador dhe Izraeli ka ambasador në 80 shtete. Në shumicën e shteteve ballkanike nuk ka ambasador izraelit por në Kosovë e kemi. Jam i sigurt që me ngritjen e lidhjeve tona ekonomike kur të rritet tregtimi do të jetë nevojë më e madhe për një ambasadë. Në fillim e kemi një ambasadore kur t’i fuqizojmë raportet tona ekonomike ambasada do të hapet por nevojitet kohë”, tha ministri Frej.

Tutje, Frej e konsideron nder dhe moment historik, pikërisht në një-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale.

“Më besoni është mbresëlënëse. Unë vijë këtu në emër të shtetit të Izraelit që ti them popullit të Kosovës se ne jemi të hapur për bashkëpunim. Ne duam të avancojmë marrëdhëniet dhe t’i fuqizojmë ato. Kemi shumë gjera të përbashkëta. Ndajmë vlerat dhe na e duam demokracinë. Po e promovojmë bashkekzistencën për shoqërinë tonë. Ne e kuptojmë luftën për pavarësi. Jemi vende të vogla të dyja me kapitale njerëzor të pasur. Jam në vizitën time të parë dhe është vetëm fillimi”, tha Frej.

E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se vizitat do të jenë edhe nëpër komunat e Kosovës.

“Është vizita e parë e një ministri izraelit pas njohjes nga Izraeli. Do të kemi vizita edhe në qytete tjera për monumente dhe trashëgimi kulturore. Pas takimit do të ketë takime me kryeministrin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Gërvalla, ndërsa nesër me kryetarë komunash. Do të jemi në vizitë me spitalin pediatrik dhe do të kemi vizitë të qendrën “Hendikos” që do të dorëzohen karroca për fëmijët. Po i thellojmë bashkëpunimet tona”, tha Krasniqi.