Kurti i ndan 100 euro për social, pension, studentë dhe sektorin publik e privat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, për muajin prill do të ndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat, pensionistët dhe personat që gëzojnë asistencë sociale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti me anë të një konference të ftuar për media, duke njoftuar edhe për rritje të pagës minimale.

“Si qeveri e RKS, nga muaji korrik i vitit 2021, e deri më sot kemi vazhduar të prezantojmë masa në kuadër të pakos ekonomike, e cila në qendër kishte qytetarin. Deri më sot, në kuadër të pakos ndamë 300 milionë euro. Prandaj, sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të pakos. Kështu, për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet. Pensionistët do t’ua ndajmë nga 100 euros htesë për muajin prill. Për herë të parë, po mbështesim me nga 100 euro punëtorët sektorin privat. Pra, po ndajmë nga 100 euro për të gjithë punëtorët si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik”, ka deklaruar Kurti.

“Të gjithë studentët do t’i marrin nga 100 euro. Vlera totale e këtyre masave është mbi 100 milionë euro. Pra edhe do ta rrisim pagën minimale, edhe do ta lirojmë nga tatimi. Ata që kanë paga më të ulëta, të kenë më shumë para në fund të muajit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.