Këngëtarja Ronela Hajati ka triumfuar në Festivalin e 60-të të Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Këngëtarja tani po vijon turin e saj drejt Izraelit, pasi mori pjesë në “Barcelona Eurovision Party” në Spanjë.
Ndërkohë, Ronela ia ka dalë të rrëmbejë edhe vëmendjen e prezantueses së evenimentit.
“O zot i madh, je një diva”, i thotë ajo teksa i shkon pranë për ta pyetur për emrin.
Më pas ajo i thotë me shaka: “Jam shumë e bukur por nuk kam tru.”, gjë që u menaxhua shumë mirë nga Ronela e cila ia kthen: “Ke tru përderisa ke syze”.
Videoja ka marrë komente të shumta pozitive dhe po shpërndahet kudo në mediat sociale.
Artistja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që do të mbahet në Torino ku do mbahet në datën 10 maj , për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj.