26 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit këtë njoftim e ka bërë Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Njoftimi i plotë:
08 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.
Në total numri i rasteve aktive është 544.