Loredana dhe Mozzik janë njëri nga çiftet të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe pas ndarjes së tyre.
Fansat e tyre kanë ndjekur çdo lëvizje të artistëve në fjalë, duke vërejtur kështu edhe ndryshimet më të vogla tek ta.
Së fundmi, ajo që ka marrë vëmendjen ishte një postim i Loredanes në rrjetin social “Instagram” .
Ndjekësit kanë vënë re se çizmet e veshura nga reperja në foton e fundit, janë të njëjta me ato të ish-partnerit të saj Mozzik, i cili i ka veshur disa ditë më parë.
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, ku kanë nxitur dyshimet për një ribashkim.
Kujtojmë se çifti kanë edhe një vajzë, e cila aktualisht jeton me Loredanën në Zvicër.