Rihanna tregon barkun e rrumbullakosur pas darkës me ASAP Rocky në Los Angeles

Bukuroshja 34-vjeçare e lindur në Barbados u pa duke treguar barkun e saj pasi la një darkë në Nobu, Los Angeles të mërkurën me të dashurin e saj ASAP Rocky.

Ylli dhe ASAP Rocky njoftuan në fund të janarit se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” doli në një kombinim të ngjashëm të kaltër me një kapele të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles në kokë.

Ajo kishte dy varëse elegante diamanti rreth qafës së saj me një palë vathë të përputhur, të kombinuara me një të sipërme të shkurtër në ngjyrë të kaltër të mbyllur.

Këngëtarja dhe aktorja e kompletoi pamjen e saj me një fund treçerekësh të kaltër të plotë dhe atlete të bardha Adidas, me një çantë të vendosur mbi supe.

Dalja e saj erdhi menjëherë pasi ajo u debtoi në listën vjetore të miliarderëve të Forbes.

Këngëtarja e rriti pasurinë e saj neto në 1.7 miliardë dollarë, për shkak të linjës së saj kozmetike Fenty Beauty dhe linjës së saj të të brendshmeve Savage Fenty.