Khloe Kardashian një tjetër personazh i famshëm i veshur nga Valdrin Sahiti

Khloe Kardashian ka qenë e shoqëruar së bashku me të bijën, True, në premierën e shfaqjes së re të familjes së saj “The Kardashians” në Los Angeles të enjten.

Ylli televiziv, 37-vjeçare, u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë kafe të hapur, i cili ngjitej në pjesën e poshtme të trupit duke ia vënë në pah linjat atraktive trupore.

Ajo kishte vënë po ashtu një palë syze dielli të errëta, gjersa fustani i veçantë ishte i çarë në pjesën e pasme.

Khloe Kardashian (Foto: DailyMail)

Ish-gruaja e Lamar Odom kishte bërë flokët kaçurrela të ndarë në mes, e të lëshuar mbi supe.

Fustani i True, trevjeçare, përputhej gjithashtu me ngjyrën e së ëmës të cilat në event u fotografuan gjithë kohën së bashku.

Megjithatë, fustani me material satin i Khloe, është kreacion i dizajnerit të njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Khloe Kardashian (Foto: DailyMail)

Këtë e ka bërë të ditur vet kreatori në një postim të shpërndarë me fansat në InstaStory.

“Mirëmëngjesi, Khloe Kardashian faleminderit që je një admiruese e punës së Valdrin Sahitit”, ka thënë ai.

Khloe Kardashian (Foto: DailyMail)

Kjo nuk është hera e parë që Sahiti qëndron pas yjeve më të mëdhenj në tregun ndërkombëtar, përfshirë Beyonce, Kylie Jenner etj.

Valdrin Sahiti (Foto: Screenshot/Instagram)

Khloe ndërkaq ndan vajzën me ish-partnerin e saj, basketbollistin e Chicago Bulls, Tristan Thompson.