Këngëtari Maluma, po vazhdon të jetë një nga yjet latin më të komentuar të momentit.
Maluma prej muajsh ka nisur turneun e tij evropian, gjersa së fundmi ka performuar në Madrid, Spanjë.
Krijuesi i hitit “Corazon” është përballur me një tjetër situatë të pazakontë në skenë në momentin që po performonte.
Artisti i famshëm është befasuar nga fansat që siç shihet i kanë hedhur të brendshme në mes të koncertit.
“Faleminderit Madrid”, shkroi ai në njërën prej fotografive që ka shpërndarë në “InstaStory”.
Kujtojmë se rreth dy javë më parë ka mbajtur një koncert madhështor në Tiranë, gjegjësisht më 14 mars.