Falsifikoi dokumentet, arrestohet një shtetase e Turqisë në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar femër, shtetase të Turqisë, pasi që e njëjta dyshohet se ka falsifikuar dokumentet identifikuese.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarës është bërë në aeroportin “Adem Jashari”, dje rreth orës 07:30.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve e dyshuara ka prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim belg, të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara. Pasaporta dhe letërnjoftimi janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.