​BSPK proteston sot

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) do të protestojnë sot për të kërkuar shtesat prej 100 euro për çdo të punësuar deri në miratimin e Ligjit për pagat, zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore si dhe ndryshim e Ligjit për Skemat Sociale.

Protesta pritet të fillojë në ora 11:30 e që nisja do të jetë nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli i cili edhe paralajmëroi protestën e sotme tha se kërkesa prej 100 eurove vie për shkak rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencialë.

Ai tregoi se kanë pasur takime edhe me përfaqësuese të Qeverisë por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për kërkesat.