Portugalia do të dëbojë 10 anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Lisbonë, tha ministria e jashtme portugeze në një deklaratë të martën.
Aktivitetet e 10 punonjësve, të shpallur tani si “persona non grata”, ishin “në kundërshtim me sigurinë kombëtare” të Portugalisë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ata do të kenë dy javë kohë për t’u larguar nga vendi.
Asnjë nga 10 personat nuk është “diplomatë karriere”, sipas ministrisë.
“Qeveria portugeze përsërit dënimin e saj të vendosur dhe të ashpër ndaj agresionit rus në territorin ukrainas”, shtohet në deklaratë.
Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Letonia njoftuan sot se do të dëbonin diplomatët dhe anëtarët e stafit rusë nga territoret e tyre përkatëse.