Ndonëse çmimi i derivateve është ngritur, çmimet në Aeroportin e Prishtinës do të variojnë sipas sezonës.
Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, në një intervistë në Sytë 7 tha, se çmimet janë përgjegjësi e operatorëve privat, dhe nuk kanë kompetenca mbi to si aeroport, por të njëjtat sigurisht do të luajnë sipas stinorit.
Sipas Garës, çmimet mund të ulen si shkak i shtimit të konkurrencës edhe nga Aeroporti i ri i Kukësit, dhe Aeroporti i Shkupit. Por, çmimet sipas Garës, pritet të ulen edhe për shkaqe se do të shtohen linja të reja në vetë aeroportin “Adem Jashari”, gjë që do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të biletave.
Ndërkohë, Gara tha se është shtuar dukshëm qarkullimi përmes Aeroportit të Prishtinës. E njëjta në Sytë 7, tha se diaspora shqiptare, është ajo që e mban “gjallë” aeroportin e Prishtinës, dhe më së shumti udhëtar vijnë nga shteti i Zvicrës më pas nga Gjermania. Gara, shtoi se janë duke bërë investime në vazhdimësi, bashkë me partneritetin publiko-privat, që të përmirësohen kushtet edhe të pistave.