Megan Thee Stallion shfaqet natyrale, thotë se do të mundohet të mos përdor grim deri në performancën e saj të ardhshme në “Coachella”

Megan Thee Stallion hyri në Instagram të hënën me disa fotografi të reja me fytyrë të freskët.

27 vjeçarja u tha 28.3 ndjekësve të saj se “me të vërtetë do të përpiqet të mos vendosë grim deri në Coachella”.

Tre herë fituesja e Grammyt postoi një treshe imazhesh teksa hoqi dorë nga grimi dhe tregoi bukurinë e saj natyrale.

Reperja amerikane u ul në një makinë në një foto ndërsa shkrepi një selfie. Ajo dukej mahnitëse pa asnjë pikë produkte për përmirësimin e bukurisë ndërsa dielli shkëlqente në fytyrën e saj.

Në dy foto të tjera, ajo shikoi në një pasqyrë ndërsa kapte reflektimin e saj me një iPhone. Në postim mes të tjerash ylli shkroi: “Unë me të vërtetë do të përpiqem të mos bëj grim deri në Coachella”.

Megan kishte veshur një kombinim veshjesh ngjyrë hiri që përbëhej nga një bluzë me kapuç dhe dollakë të buta.

Ylli ndau flokët e saj në një pjesë qendrore, ndërsa pjesa e pasme e tyre rridhnin poshtë shpinës së saj në një stil të drejtë.

Ajo nuk vendosi bizhuteri, por tregoi një manikyr të dizajnuar me kujdes në thonjtë e saj shumë të gjatë.

Krijuesja e hitit “Savage” është planifikuar të performojë në Coachella këtë muaj mes rikthimit të shumëpritur të festivalit pasi u anulua dy vitet e fundit për shkak të pandemisë COVID-19.