Nesër, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të FFK-së.
Vendi se ku do të mbahet Kuvendi është selia e FFK-së.
Siç njofton vetë FFK, në faqen e tyre zyrtare, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të hapësirës po ashtu të kufizuar.
Kuvendi do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale.
Në këtë Kuvend, kandidat i vetëm do të jetë Agim Ademi që, pas zgjedhjes, pritet t’u drejtohet medieve për t’iu përgjigjur pyetjeve.