Haradinaj takon Edi Ramën, tregon çka ishte temë e bisedës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë biseduar për ekonomi, infrastrukturë, politikë të jashtme dhe siguri.

Përveç tjerash, siç ka njoftuar Haradinaj, ata kanë biseduar edhe për projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tha gjithashtu se e ka falënderuar kryeministrin shqiptar për ndihmën gjatë krizës energjetike në Kosovë.

Lexoni postimin e Haradinajt:

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.

Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.

Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale.