Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar procesin zgjedhor të mbajtur më 3 prill në Serbi.
Në blogun e saj personal, ajo ka shkruar se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta.
Sipas saj, para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar çështje të shumta që pengojnë shprehjen e vullnetit të lirë dhe parandalojnë një mjedis të drejtë e konkurrues.
“Presioni i drejtpërdrejtë ndaj votuesve që punojnë në administratën publike, keqpërdorimi i mediave dhe burimeve shtetërore, sulmi fizik ndaj liderit të opozitës Pavle Grboviq dhe kontrollorëve të zgjedhjeve të koalicionit MORAMO si dhe mbyllja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në natën e zgjedhjeve, publikimi As rezultatet paraprake dhe as pjesëmarrja e votuesve, nuk tregojnë në tërësi pamundësinë për të pasur një zgjedhje të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Cramon.
Mes tjerash, ajo ka përmendur edhe çështjen e fshirjes së emrave nga listat zgjedhore të mbi 6 mijë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar këtë dukuri si cenim themelor i të drejtave të njeriut.
Për ankesat e shqiptarëve të Luginës ka thënë se janë të shqetësuar dhe se një gjë e tillë është e papranueshme.
“Duke aspiruar për t’u anëtarësuar në BE, Serbia duhet së pari t’u përmbahet vlerave të saj themelore. SNS në pushtet dhe presidenti i rizgjedhur Aleksandar Vuçiç kanë mandatin e rinovuar dhe si rrjedhojë detyrën për të rivendosur demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe për të marrë seriozisht reformat e procesit të integrimit në BE”.