Don Xhon ndahet nga e dashura, reagon kjo e fundit

Don Xhoni u bë i njohur për publikun në kohën e karantinës kur edhe kishte publikuar projektet e tij të para.

Përveç jetës profesionale, reperi u bë edhe më i komentuar sa i përket jetës private dhe lidhjes së tij me modelen ruse.

Don Xhoni, gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” kishte konfirmuar lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey.

Ndërsa sipas një publikimi të fundit të bërë nga vetë modelja, del se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, shkroi modelja.

“Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jeni krenarë për vetën tuaj”, vazhdoi tutje ajo.

E nëse shikohen profilet e tyre në rrjetet sociale, kuptohet se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Duke mos e lënë me kaq, reperi ka fshirë fotografitë me atë, derisa Ariana vendosi që t’i mbaj ato.

Kujtojmë se reperi është shumë aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendit, kurse para pak kohësh ka lansuar këngën e tij të fundit të titulluar,”Crypto”.