Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur rezolutën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila u bën thirrje shteteve anëtare ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Osmani, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, ka thënë se presin bashkëpunim me shtetet anëtare të kësaj organizate.
“E mirëpres dhe e përgëzoj rezolutën e OBI, e cila u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës, ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Osmanit.