Shqetësuese: Nëntë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

Nëntë raste të dhunës në familje raportohet se kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Tetë nga të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre janë arrestuar, ndërsa njëri nga rastet është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

Policia bën të ditur se pesë nga këto raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë dhe nga një rast në Fushë Kosovë, Pejë, Istog e Mitrovicë.

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

  • Fushë Kosovë, 04.04.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë 04.04.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë, 04.04.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij (vajza e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë, 04.04.2022 – 16:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të tij, viktimës mashkull kosovar, i mitur. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë, 04.04.2022 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë, 22.03.2022 – 12:20.  Pas një pune hetimore me datë 04.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Pejë, 03.04.2022 – 23:55.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje  ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-djalin e tij. I dyshuari po ashtu ka kanosur edhe viktimën  bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 DHUNË NË FAMILJE

Istog, 04.04.2022 – 19:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të tij, viktimës mashkull kosovar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë, 04.04.2022 – 10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka probleme me bashkëshortin e saj i cili ushtron dhunë psiqike duke e ofenduar në mënyra të ndryshme, ndërsa dy fëmijët e saj  i ka sulmuar fizikisht. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.