Producenti i njohur po bëhet baba për herë të dytë

DJ Tiësto do të bëhet sërish baba.

Producenti holandez, 53 vjeç, njoftoi të hënën se ai dhe bashkëshortja, Annika Backes, po presin fëmijën e tyre të dytë.

Çifti tashmë janë prindër të vajzës, Viola Margreet, 16 muajshe.

Tiësto, emri i vërtetë i të cilit është (Tijs Michiel Verëest|), ndau lajmin emocionues së bashku me fotografitë e çiftit në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve “Grammy” të mbajtur të dielën që shkoi, ku Backes zbuloi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq.

Në një fotografi të bërë publike, DJ vendos dorën në barkun e gruas së tij dhe puth barkun e saj në një tjetër.

“Po bëj një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime ”, ka shkruar ai.

Backes ndau të njëjtat fotografi në llogarinë e saj, ku njoftoi gjithashtu se çifti është në pritje të një djali, shkruan People.

Çifti, i cili u martua në shtator 2019, prezantoi për herë të parë vajzën Viola, krahas fotografive të porsalindurit në nëntor 2020.

Tiësto dhe gruaja e tij u takuan në restorantin Catch në New York në vitin 2015, ndërsa u fejuan në vitin 2018 në festën e njohur si “Dita e Falënderimeve”.