Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, Zelensky iu drejtua ushtarëve, oficerëve dhe udhëheqësve rusë, sipas The Guardian.
“Në ditët e sotme njerëzit nuk ekzekutohen”, tha Zelensky. “Por të gjithë zëdhënësit, gënjeshtarët e vijës së parë dhe udhëheqësit duhet ta dinë se do të përfundojnë pas hekurave, në rastin më të mirë.”
“Tani është 2022. Dhe ne kemi shumë më tepër mjete për të dënuar përgjegjësit në krahasim me ndjekjen penale të nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore.”
Zelensky tha se Ukraina “po bën gjithçka që është e mundur për të identifikuar të gjithë ushtrinë ruse të përfshirë në këto krime.” Të gjithë do të ndëshkohen. Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Europian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Do të vijë koha kur çdo rus do të mësojë të gjithë të vërtetën, se kush i dha urdhrat, dhe kush mbylli sytë para vrasjeve,” theksoi presidenti ukrainas.