Organi më i lartë i futbollit, FIFA ditën e sotme në Doha ka mbajtur Kongresin e saj të 72’të, ku ka vendosur që ti përjashtoj tre Kombëtare.
Në rendin e saj të ditës pika 4 thuhej: ”Pezullim apo përjashtim i asosacioneve të federatave anëtare”. Më pas nga anëtarët e Kongresit të FIFA’s është marrë vendim që Pakistani, Zimbabet dhe Kenia të përjashtohen nga FIFA.
Arsyeja e përjashtimit të këtyre Kombëtareve është se Qeveria e këtyre vende kishtë emërurar vetë një Komitet për drejtimin e Federatës së Futbollit.
Më herë FIFA kishte vendosur në një mbledhje të jashtëzakonshme të përjashtonte edhe Kombëtaren e Rusisë, për shkak të luftës që është duke ndodhur në Ukrainë, ku rusët me urdhër të presidentit, Vladimir Putin kishin filluar pushtimin atje.