Ish- çifti u rikthyen sërish në vëmendjen e publikut. Ndjekës të shumtë mundohen vazhdimisht të gjejnë lidhje dhe detaje që do të lidhnin çiftin.
Rikujtojmë, para pak ditësh një fotografi ku vetura e Donaldit shihej poshtë shtëpisë së Bora Zemanit u përhap me të madhe kudo në rrjetet sociale dhe u fol për një takim mes dyshesh.
Së fundmi, opinionisti Olti Curri ka publikuar një fotografi të një kartoline të qytetit të Vienës duke shkruar: Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë.
Ndërsa përgjigjja e një ndjekës/e ka qenë: “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30!”. Kështu duke aluduar sërish për një takim të dytë.
Kjo ndodhi pasi Bora përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar vendndodhjen e saj, pra që gjendet në Vienë. Ndërsa, aktori ka publikuar një fotografi duke lajmëruar ndjekësit e tij se do të jetë në Zvicër me datë 2 prill.