Dhjetëra aksidente brenda 24 orëve, shqiptohen rreth 2 mijë gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka raportuar për aksidentet e trafikut të cilat ndodhën brenda 24 orëve. Si pasojë e këtyre aksidenteve mbetën të lënduar 20 persona.

Në të njëjtën kohë, Policia ka informuar se gjatë kësaj kohe nuk ka patur ndonjë aksidente trafikut me fatalitet.

Tutje, në raport po ashtu bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 936 tiketa trafiku.

Aksidente me dëme materiale raportohet të jenë raportuar gjithsej 43.