Një incident i paprecedentë ndodhi në ceremoninë e 94 -të të ndarjes së çmimeve Oscar, ku Will Smith doli në skenë i zemëruar dhe goditi Chris Rock, i cili po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë.
Aktori i humorit po jepte çmimin për dokumentarin më të mirë kur bëri shaka me çiftet e aktorëve që ishin të pranishëm në ceremoni.
Duke komentuar gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga një problem shëndetësor që i shkakton asaj rënien e flokëve, ai tha: “Të dua Jada, GI Jane 2 po të pret”, duke iu referuar filmit për të cilin Demi Moore rruajti kokën e saj në 1997.
Më pas Will Smith doli në skenë dhe e goditi Chris Rock-un në fytyrë dhe kur u kthye, bërtiti: Mos e zër më gruan time në gojë.
Kjo, megjithatë, nuk ishte hera e parë që Will Smith kishte goditur dikë në publik.
Në vitin 2012, gjatë një turneu në premierën e “Men in Black 3” në Ukrainë, aktori kishte goditur një gazetar që u përpoq ta puthte në buzë.
Will Smith e shtyu dhe pasi e pyeti “çfarë problemi ke”, ngriti dorën dhe i dha një shuplakë duke i lënë të turpëruar ata që ishin aty.
Pak minuta më vonë, ylli i njohur e ka justifikuar veprimin e tij duke thënë në atë moment “më falni, por ai u përpoq të më puthte në buzë ”. /noa.al