“Qeveria duhet ta vizitojë selinë e NATO-s dhe të shohë pritjet për anëtarësimin e Kosovës”.
Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, derisa theksoi se “mbrojtja e vendit fillon nga jashtë”.
Ndaj, sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë “prioritet mbi prioritete”.
“Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër, sikurse edhe një koordinim me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”, u shpreh ai.
E kësaj deklarate i është përgjigjur, ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Qeveria po punon në adresimin e kërkesave