Në 2008 kur Fadil Vokrri u zgjedh president i FFK-së, ministria kërkoj të shtyhet kuvendi, me tendencë për ta favorizuar Remzi Ejupin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 02/03/2022, mori vendim që me 6 prill 2022 të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor, ku do të votohet kryetari i ri për mandatin katër vjeçar.

Shpallja e zgjedhjeve në FFK u fillua të kontestohet nga opozita e Agim Ademit, me pretendimin se ishte shkelur Ligji i Sportit dhe Statuti i FFK-së.

Ish-zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi e Gramos Vokrri, i cili është djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, pretendonin ti hynin garës për kryetar.

Megjithatë, kur erdhi koha e dorëzimit të nënshkrimeve për të kandiduar për kryetar, dy të parët u dorëzuan edhe pse bënë shumë zhurmë në debate televizive.

Kurse, Gramos Vokrri, u tha se arriti ti mbledhte 16 nënshkrime për ti hyrë garës për kryetar të shtëpisë më të madhe të futbollit në Kosovës edhe pse e cilësonte si të parregullt këtë kuvend.

Por, komisioni verifikues i FFK-së, ia refuzoi aplikimin për kandidim Vokrrit, pasi kishte konstatuara parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai, me theks të veçantë te nënshkrimet e FC Prishtinës dhe Ulpianës.

Kjo nuk ishte e gjitha pasi në procesin zgjedhor të FFK-së u inkuadrua edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku përmes një letre kërkoi nga FFK-ja argumente shtese se ky proces zgjedhor që pritet të mbahet me 6 prill do të jetë i rregullt.

Kjo është situata aktuale në garën për kreun e FFK-së.

Por koincidenca qëndron në disa pika të ngjashme qe lidhen me kuvendin zgjedhur të vitit 2008 kur Fadil Vokrri mori shumicën e votave për të vazhduar mandatin në krye të FFK-së.

Në kuvendin e atij viti qe u mbajt një ditë para shpalljes së pavarësisë, me 16 shkurt, kishte një kërkesë të ngjashme nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit qe ia kishte bërë Federatës së Futbollit të Kosovës për ta shtyrë datën e zgjedhjeve:

Siç mëson Gazeta, MKRS kishte kërkuar që të shtyhej Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për shkak se një ditë me pas, pra me 17.02.2008 në Kuvendin e Kosovës do të votohej për shpalljen e pavarësisë.

Por, në atë kohë FFK-ja nuk e kishte aprovuar kërkesën e MKRS-së që drejtohej nga Skënder Hyseni i LDK-së, dhe e kishte mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Rregullt me 16.02.2008, ku kryetar ishte zgjedhur tashmë i ndjeri, Fadil Vokrri.

E një situatë interesante ishte në atë kohë edhe me kundër kandidatin e Vokrrit.

Në këto zgjedhje, Fadil Vokrri, kundërkandidat e kishte pasur Remzi Ejupin, i cili po përkrahej politikisht nga ish-kryeministri i Kosovës, i asaj kohë, Hashim Thaqi.

Sikurse kësaj here, ngjashëm u gjetën dy nënshkrime të falsifikuara edhe në atë kuvend zgjedhor e ku nga gara u eliminuar kundër kandidati i legjendës Fadil Vokrri.

Pavarësisht të gjithë zhvillimeve dhe polemikave të ditëve të fundit, Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FFK-së për kryetar të ri pritet të mbahet me 6 prill 2022, ku kandidat i vetëm do të jetë kryetari aktual, Agim Ademi