Ish piloti amerikan kujton bombardimin e caqeve jugosllave

Jeffert Fischer,është njeri nga pilotët që u shfaq në qiellin e Kosovës kah fundi i 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve jugosllave.

Ai thotë se është e rëndësishme të thuhet se ai nuk ishte në luftë me serbët, por, presidenti i tij, ishte në luftë me Sllobodan Millosheviqin.

Unë isha në një prej sulmeve të netëve të fundit, për çka kam marrë edhe një medalje, misioni për të cilin shkruhet në atë medalje ishte ai kundër një formacioni të energjisë në Novi Sad. Pra ne po përpiqeshim t’ua ndalonim energjinë të cilën e përdornin për pajisje ushtarake”, ka thënë Fischer, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, sot është 23-vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbo-jugosllave, ku më 23 mars, Sekretari Gjeneral i NATO-s asokohe, Javier Solana, në një konferencë për shtyp pati thënë se “unë sapo kam urdhëruar komandantin suprem të super të aleatëve në Evropë, gjeneralin Wesley Clark, të nis sulmet ajrore mbi Jugosllavinë”.

Bombardimet e NATO-s zgjaten 78 ditë, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.