Kim Kardashian thotë se North West ‘ankohet’ për zgjedhjet e saj të stilit

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, është po aq me opinion sa babai i saj kur bëhet fjalë për modën.

Kardashian së fundmi zbuloi se 8-vjeçarja shpesh “ankohet” për zgjedhjet e saj të stilit, duke dëshmuar se të gjithë fëmijët turpërohen nga prindërit e tyre – edhe nëse nëna e tyre është një nga femrat më të famshmet në botë.

“North ka shumë opinione kur bëhet fjalë për atë që unë kam veshur. Ajo gjithmonë do të ankohet kur unë vesh shumë të zeza”, tha Kardashian, gjatë konferencës së “Vogue’s Forces of Fashion” të martën.

“Unë u shfaqa në shkollën e saj në ditën e Shën Valentinit e veshur me ngjyrë rozë nga koka te këmbët dhe ajo u emocionua aq shumë sa vrapoi dhe më përqafoi”, kujton ylli

Shijet e North janë aq dalluese, në fakt, sa nëna e saj tha se ndonjëherë duhet ta çojë atë në shkollë me një makinë të veçantë nga vëllezërit e motrat e saj, sepse “ajo do muzikën e saj, ajo do atmosferën e saj”.

Themeluesja e Skims ndan North dhe fëmijët e saj të tjerë – Saint, Chicago dhe Psalm me ish-in Kanye West.