Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Gllogjanin në nderim të 24 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.Krasniqi me bashkëpartiakët e tij ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe.
Aktivitetin e tij kryetari i PDK-së e bëri publik në rrjetin social Facebook.
Përveç tjerash, ai tha se ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Dukagjinit, me bashkëpunëtorë dhe kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe. Ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së Kosovës.Përherë mirënjohës për veprën heroike të këtyre trimave, të cilët dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë.Lavdi e përjetshme!.