Pas daljes nga “BBV”, Einxhel dhe Dj Dagz rrëfejnë planet e tyre për të ardhmen

Einxhel dhe Dagz janë dy ish banorët e “Big Brother VIP”, që krijuar lidhjen e tyre brenda formatit televizivë.

E pas përfundimit të këtij formati, çifti janë kthyer në personat më të dashur për publikun.

Lidhja e tyre nisi brenda mureve të shtëpisë së “BBV”, por ata vazhdojnë të shijojnë secilin moment bashkë edhe jashtë.

Së fundi të ftuar tek “Natën me Aulonën”, çifti kanë folur për mënyrën si po ecën romanca e tyre dhe planet e së ardhmes.

Ndër të tjera u përmend edhe tema e të bërit prindër, ku Dj nga Kosova dukshëm ishte i bindur se do të jetë një baba shembullor.

“Një baba i mirë do jem, sigurt”, ishte kjo përgjigja e Dagz kur Einxhel e pyeti nëse do të provojë të jetë burri i saj.

Sa i përket takimit me familjarët, dyshja kanë zbuluar se janë takuar me anëtarët e familjes së njëri-tjetrit.

Megjithatë, ata nuk kanë rrëfyer ndonjë plan tjetër për një fejesë të mundshme duke ia lënë kohës çdo gjë.

Dagz dhe Einxhel po vazhdojnë të jenë më të fokusuar me projektet e tyre në fushën profesionale.