Rinia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie me punën njëvjeçare të qeverisjes aktuale të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
“Buka 0.99 centë”, “Mashtrimet e Besnik Bislimit”, “Nafta 1.58 centë”, ishin këto disa nga pankartat të cilat u vendosën para objektit qeveritar, duke i cilësuar ato si mashtrime të qeverisjes Kurti 2.
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, e ka quajtur Qeverinë Kurti 2 si qeveri të praktikantëve pasi që sipas tij nuk kanë shënuar asgjë përveç dështimeve.
“Dje më 22 mars Qeveria Kurti 2 i ka bërë një vit që e ka marrë mandatin për të qeverisur, por fatkeqësisht ky është një vit u praktikantëve që nuk shënuan asgjë në këtë progres”, tha ai.
Derisa pas përfundimit të aksionit dhe konferencës së Rinisë Demokratike të Kosovës, disa punëtorë të qeverisë larguan pankartat.