Rebel Wilson tregon mesin e saj të holluar e veshur në dollakë të ngushta

Rebel Wilson humbi 35 kilogramë pas të vetëshpallurit të saj “viti i shëndetit” në 2020.

Dhe të dielën, aktorja australiane po tregonte rezultatet e punës së saj të palodhur teksa po bënte një ecje nëpër Griffith Park në Los Angeles.

41-vjeçarja duket se ka ndjerë nxehtësinë, teksa ka hequr bluzën nga krahët dhe e ka mbajtur të varur në qafë.

Poshtë, ajo kishte në një pjesë të sipërme që tregonte barkun e saj të holluar dhe një palë dollakë të zeza të ngushta që i ngjiteshin trupit të saj të dobësuar.

Ylli i “Pitch Perfect” dukej se ishte pa grim për stërvitje dhe i kishte tërhequr flokët biondë nën kapelë.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë atlete bardh e zi dhe kishte vendosur syze dielli për t’u mbrojtur nga rrezet e ndritshme.

Rebel ishte e përqendruar në ecjen e saj, duke mbajtur telefonin e saj në dorë dhe duke dëgjuar muzikë ndërsa ecte.

Aktorja ka folur hapur për rrugëtimin e saj të humbjes së peshës gjatë dy viteve të fundit, si dhe ka dokumentuar figurën e saj për të gjithë fansat në rrjete soicale.