Dy persona janë lënduar në aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në rrugën Prishtinë-Lipjan.
Aksidenti ndodhi mes një veture dhe një kamioni.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime dhe se të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 09:20, Prishtinë – Lipjan ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete( një veturë dhe një kamion) Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Ahmeti.
Ajo tha se tashmë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksidenti.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, shtoi ajo.