Administrata talebane në Afganistan ka njoftuar se shkollat e mesme për vajza do të mbyllen, disa orë pasi ato u rihapën për herë të parë në gati shtatë muaj.
Tërheqja nga talebanët do të thotë se nxënëset femra mbi klasën e gjashtë nuk do të mund të ndjekin shkollën, shkruan Aljazeera.
Një njoftim i Ministrisë së Arsimit tha të mërkurën se shkollat për vajza do të mbylleshin derisa të hartohej një plan në përputhje me ligjin islam dhe kulturën afgane, sipas Agjencisë së Lajmeve Bakhtar, një agjenci qeveritare e lajmeve.
“Njoftojmë të gjitha shkollat e mesme të vajzave dhe ato shkolla që kanë nxënëse femra mbi klasën e gjashtë që do të pushojnë deri në njoftimin tjetër”, thuhet në njoftim.
“Po, është e vërtetë,” i tha AFP-së, zëdhënësi i talebanëve, Inamullah Samangani kur u pyet për të konfirmuar raportimet se vajzat ishin urdhëruar për të shkuar në shtëpi.
Ai nuk ka dha arsyetime, ndërsa zëdhënësi i ministrisë së arsimit, Aziz Ahmad Rayan tha: “Nuk na lejohet të komentojmë për këtë”.