Janë padyshim një ndër çiftet më të dashura të estradës shqiptare.
Bëhet fjalë për kantautorin Alban Skënderaj dhe Miriam Canin, të cilët sot (e martë) po festojnë një ditë të veçantë.
Dyshja e njohur shqiptare në këtë ditë shënojnë përvjetorin e 15 së bashku, ndërsa nuk kanë munguar dedikimet e dashurisë në rrjetet sociale.
Ishte Miriam ajo që ka bërë një dedikimi të ëmbël për bashkëshortin e saj duke bashkangjitur edhe disa imazhe të realizuara gjatë viteve.
“15 vjet sot. As edhe një ditë nuk mundem më ta imagjinoi pa ty. Faleminderit që i dhe jetës time ngjyrat më të bukura. Të dua pak më shumë se dje, më pak se nesër”, ka shkruar Miriam në mbishkrimin e fotove.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet e miqve dhe fansave të tyre në hapësirën e komenteve.
Kujtojmë që Albani dhe Miriam kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Ndryshe, të dy mbesin aktiv edhe me projekte muzikore, e të shumta i kanë edhe bashkëpunimet me njëri-tjetrin, kënga e tyre e fundit “Zemër përmbi zemër” u publiku në nëntor të 2021.