Në 10 ditëshin e fundit të afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i janë përgjigjur 1 mijë e 581 apo (33.14%) zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën Agjencia kundër Korrupsionit, do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.
“Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 01 mars dhe të përfundoj më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës akk.deklarimi@rks-gov.net. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese.”, thuhet në njoftimin për media.