Dukesha e Kembrixhit veshi një fustan mahnitës për një pritje të veçantë në Belize në festimin e Jubileut Platinum të Mbretëreshës mbrëmë pasi mësoi për mbijetesën në xhungël me bashkëshortin e saj Princin William.
Kate u fotografua e veshur me një fustan rozë vezullues i cili kushton rreth tre mijë euro nga marka britanike, “The Vampire’s Wife”, të cilën ajo e kombinoi me sandale me taka argjendi dhe një çantë të qëndisur, ndërsa William veshi një xhaketë dhe këmishë me pantallona në ngjyrë të kaltër.
Dukesha bashkoi fustanin e gjatë, i quajtur fustani Light Sleeper, me vathë ari me diamante dhe një grim natyral.
“The Vampire’s Wife”, marka e cila u lansua nga ish-modelja Suzie Cave është mjaft e dashur nga familja mbretërore, përfshirë Kate, e cila më parë veshi një nga fustanet e markës në Dublin gjatë një turneu tre-ditor në Irlandë në mars 2020.
Gjatë pritjes në Belize dje, Duka i Kembrixhit tha se ‘vigjilenca’ e nevojshme për të mbrojtur demokracinë po testohej në Ukrainë, ndërsa ai përsëriti zotimin e tij për të ‘qëndruar me ta në solidaritet’.