Gjykata ruse e ka shpallur fajtor opozitarin rus, Alexei Navalnyn, për mashtrim.
Prokurorët rusë po kërkojnë që Navalny të transferohet në një burg të sigurisë së lartë, dhe të dënohet me 13 vjet burg me akuza për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, shkruan Reuters.
Navalny tashmë po vuan një dënim prej dy vitesh e gjysmë në një kamp burgu në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht në lidhje me akuzat që ai thotë se ishin të sajuara për të penguar ambiciet e tij politike.