Kylie dhe Travis ndryshojnë emrin e djalit: ‘Nuk quhet më Wolf’

Zakonisht emrat nuk ndryshojnë kurrë, por jo për Kylie Jenner dhe Travis Scott, të cilët kanë ndryshuar emrin (shumë të komentuar) të djalit të tyre.

Në një postim në Instagram, Kylie tha: “Sa për informacion, emri i djalit tonë nuk është më Wolf.”

Pse ky ndryshim? “Thjesht nuk ndjenim sikur i përshtatej,” sqaroi Kylie. “Doja ta ndaja me ju sepse vazhdoj e shoh [emrin] Wolf kudo.”

Kylie dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të dytë më 2 shkurt. Në certifikatën e lindjes, emri i dytë i bebit ishte Jacques, emri i vërtetë i Travis Scott. Ata janë gjithashtu prindër të Stormi Webster, 4 vjeçe.

Për momentin, Kylie nuk e ka zbuluar emrin e ri të djalit. Ajo dhe Travis kanë ndarë disa momente nga shtatzënia dhe lindja në një video në YouTube të titulluar “To Our Son” (Për djalin tonë).