Ushtarët rusë rrëmbejnë gazetarë në Melitopol

Mes pushtimeve të Melitopolit, persona të armatosur kanë rrëmbyer tre punonjës të Melitopol News dhe botuesin e saj, Mikhail Kumok.

Gazetarët u liruan më vonë, por vendndodhja e Mykhailo Kumok mbetet e panjohur. Edhe vajza e botuesit, Tatiana, u rrëmbye.

Gazetarët në zonën e Melitopolit, që nga fillimi i luftës, vazhdimisht janë përballur me agresivitetin rus.

Ndërkohë, Ukraina ka hyrë në ditën e 26-të të pushtimit, me mbi 2 milionë qytetarë të larguar nga vendi, dhe dhjetëra qindra civilë të vrarë.