Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, tha se objektivi i tyre është të fitojnë Kupën e Botës.
Italia do të luajnë në play-off për të kërkuar një vend në Kupën e Botës në Katar, ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Botës dhe për ta bërë këtë duhet të fitojmë këto dy ndeshje, të shkojmë atje”, tha trajneri.
Në lidhje me ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, ai tha se kanë pak kohë të përgatiten, por nuk është i shqetësuar.
“Kemi pak kohë për t`u përgatitur për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, por nuk jam i shqetësuar”, vazhdoi ai.
Në lidhje me mos ftesën e Balotellit, Mancini tha: “Nuk kemi vend për të provuar gjëra të reja”.
Ndeshja e Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet më 24 mars, ora 20:45.